Ndërlidhjet

Siria lejon hyrjen e monitoruesve


Siria ka nënshkruar një protokoll sot për të lejuar monitoruesit brenda shtetit, si pjesë e një plani të Ligës Arabe që ka për qëllim t'i japë fund një operacioni nëntë mujor me protesta kundër sundimit të presidenti Bashar al-Asad.

Ministri i Jashtëm Sirisë Ëalid al-Moallem tha se protokolli u nënshkrua në selinë e Ligës Arabe në Kajro.

Siria ka ngecur për javë të tëra në nënshkrimin e protokollit të monitoruesve, edhe pse kishte rënë dakord në pjesë të tjera të planit.

Liga ka pezulluar Sirinë dhe ka shpallur sanksione kundër Damaskut.

Ndërkohë Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut njoftoi sot se forcat siriane të sigurisë vranë të paktën gjashtë civilë ndërsa regjimi nuk tregoi asnjë shenjë të lehtësimit të goditjes vdekjeprurëse kundër protestuesve.
XS
SM
MD
LG