Ndërlidhjet

Miratohet projektligji për Qendrën Historike të Prizrenit


Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot Projektligjin për Qendrën Historike të Prizrenit.

Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka kundërshtuar Projektligjin për Qendrën Historike të Prizrenit, duke e vlerësuar atë diskriminues.

Me ketë rast kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, ka thënë se sa i takon këtij projektligji, të gjitha partitë politike në Kuvend duhet të jenë korrekte me opinionin publik dhe faktorin ndërkombëtar, pasi që sipas tij, miratimi i këtij ligji nuk është presion, por obligim ndërkombëtar.

“E gjithë ajo që ju kërkoj, është që mos të thirrni për urrejtje, mos thirrni për urrejtje ndërqytetare dhe mos mbjellni frikë. Në të njëjtën kohë askush nuk e pranon patriotizmin fals për vota”, tha Thaçi.
XS
SM
MD
LG