Ndërlidhjet

Aleati i Putinit, në krye të Dumës


Një aleat i kryeministrit Vlladimir Putin dhe ish shefi i stafit të Kremlinit është zgjedhur kryesues i ri Dumës shtetërore.

Sergei Narishkin është mbështetur nga 238 deputetë në votimin e sotëm.

Partia Rusia e Bashkuar ka marrë 238 ulëse nga githsej 450 sa ka Duma, dhoma e ulët e parlamentit.

Duma mbajti sot seancën e parë pas zgjedhjeve kundërthënse të 4 dhjetorit.

Opozita pretendon se zgjedhjet janë maipuluar në favor të Rusisë së Bashkuar dhe kanë kërkuar përsëritjen e tyre.
XS
SM
MD
LG