Ndërlidhjet

Policia finlandeze gjen raketa në një anije mallrash


Autoritetet finlandeze thanë sot se kanë gjetur rreth 160 tonelata eksplozivë dhe 69 raketa, në një anije mallrash, që barte një flamur britanik dhe kishte destinacion Kinën.

Detektivi Timo Virtanen nga Zyra Kombëtare e Hulumtimeve tha se punëtorët e portit e kishin lajmëruar menjëherë policinë pasi kishin gjetur shuma të mëdha të eksplozivit dhe të raketave.

Zyrtarët thonë se nuk e dinë origjinën e raketave, apo kush kishte në plan t’i pranonte ato.

Zëdhënësi i doganave të Finlandës, Petri Lunatma tha se ka filluar një hetim lidhur me një shkelje të mundshme të eksportit të armëve finlandeze dhe ligjeve tregtare.
XS
SM
MD
LG