Ndërlidhjet

ST: Një vit i keq për tiranët, i mirë për lirinë


Libi (foto arkiv)
Libi (foto arkiv)
"The Sunday Times"

Kush e di se ku do të jemi në Krishtlindjet e ardhshme, në vitin 2016 apo 2022?

Ajo çka mund të themi me shumë besim është se viti 2011 do të na ngelet në kujtesë për shumë vjet. Ka qenë një vit i keq për diktatorët dhe terroristët ndërkombëtarë, por ka qenë një vit i mirë për demokracinë. Nga ana tjetër, ka qenë një vit i vështirë për ekonominë, pjesërisht për shkak të mungesës së stabilitetit në eurozonë.

Kur ikin diktatorët, është më e lehtë të fokusohesh në rreziqet. Vdekja e Kim Xhong Ilit, liderit të Koresë së Veriut, ka ngjallur shqetësime lidhur me rreziqet e prishjes së stabilitetit në rajon.

Megjithatë, është një këndvështrim i çuditshëm. Tirani, i cili i shtypi njerëzit dhe i la të vdesin nga uria, kishte krijuar një skenar të njëjtë sikurse në veprën e Xhorxh Orvellit, “Ferma e kafshëve”. Ishte ai i cili me programin e tij bërthamor kërcënonte stabilitetin. Ne nuk duhet ta vajtojmë vdekjen e një bishe, nga frika se djali i tij apo pasardhësit e tij do të jenë edhe më të këqij.

Nuk duhet vajtuar as rrëzimin e diktatorëve të tjerë këtë vit. Mbajtja e Libisë në paqe e harmoni, pas vdekjes së Gadafit, është e vërtetë se nuk është një punë e lehtë.

Pranvera Arabe ka ndryshuar shumë gjëra dhe jo vetëm në Libi. Jo shumë njerëz kanë parashikuar pasojat, kur një vit më parë, Muhamed Buazizi, shitësi nga Tunizia, dogji veten në shenjë proteste kundër veprimeve të autoriteteve të vendit.
Por, në shumë pak javë, presidenti Zine Ben Ali u rrëzua nga pushtetit pas 23 vjetëve dhe pas disa muajsh, vendi mbajti zgjedhjet e lira.

Në Egjipt, ish-presidenti Hosni Mubarak ballafaqohet me gjyqin, pas 30 vjetëve në pushtet. Edhe atje po mbahen zgjedhjet e lira.

Misioni i Pranverës Arabe nuk ka përfunduar, veçanërisht në Siri, atje ku Bashar Al-Asadi po shkel në mënyrën më brutale të drejtat e popullit. Sigurisht që ai nuk do të mund të qëndrojë në pushtet.

Askush nuk e mohon faktin se procesi nuk është i lehtë. Bombardimet e javës së kaluar në Bagdad, që erdhën menjëherë pas tërheqjes së trupave amerikane, tregojnë se betejat ndërmjet fiseve mund të vazhdojnë për vite të tëra. Edhe pas rrëzimit të Mubarakut në Egjipt, protestat po vazhdojnë ende, duke e përmbyllur këtë vit me një bllokadë politike e krizë ekonomike.

Vendet perëndimore mund të ndihmojnë aty ku duhet ndihma, e ku është efektive. Në fund të fundit, përderisa Pranvera Arabe erdhi natyrshëm nga vitet e shtypjes dhe ngecjes ekonomike, këto vende mund ta gjejnë rrugën e tyre drejt demokracisë dhe prosperitetit.

Një vit, i cili, pa rrëzimin e Gadafit e vdekjen e Kimit, mbylljen e zyrës së Mubarakut dhe Ben Aliut, mund të cilësohet si vit i mbarë - shto vrasjen e Osama Bin Ladenit, duket edhe më i ndritur. Bota është një vend më i mirë pas vitit 2011.(v.k.)
XS
SM
MD
LG