Ndërlidhjet

Po mbahen zgjedhjet presidenciale në Transdniester


Rajoni separatist i Moldavisë, Transdniesteri po voton në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Më 11 dhjetor anëtari i parlamentit Yevgeny Shevchuk mori 38.5 për qind të votave në raundin e parë, i ndjekur nga kryetari i parlamentit, Anatoly Kaminsky që mori 26.4 për qind.

Muajin e kaluar Rusia tregoi se ishte lodhur nga mosgatishmëria e qeverisë për të negociuar me Moldavinë.

Moldavia, është një prej vendeve më të varfëra të Evropës dhe me ambicie për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG