Ndërlidhjet

Afganistan: Sulm kundër NATO-s


Autoritetet ushtarake thonë se një individ i veshur në uniformë të ushtrisë afgane ka hapur zjarr mbi trupat e koalicionit në perëndim të Afganistanit.

Një deklaratë e sotme e NATO-s tha se nuk kishte viktima në mesin e ushtarëve të aleancës.

Ndërsa, një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes tha se po hetojnë të shtënat e së shtunës.

Një zyrtar i cili ka kërkuar të mbetet anonim për shkak se hetimi është në vazhdim tha se një njeri afgan ka vdekur dhe disa trupa të koalicionit janë plagosur.

Nëse hetimi konfirmon se njeriu me uniformë ishte një ushtar, sulmi do të jetë vazhde e një serie sulmesh nga afganët kundër partnerëve të koalicionit.
XS
SM
MD
LG