Ndërlidhjet

Franca u kërkon vëzhguesve të shkojnë në qytetin e Homsit


Ministria e jashtme e Francës ka lëshuar një deklaratë përmes së cilës i bën thirrje vëzhguesve të Ligës Arabe që sa më shpejt të shkojnë në qytetin e Homsit, ku forcat e regjimit po shtypin revoltën popullore.

Zëdhënësi i kësaj ministrie, Bernard Valero, ka thënë se “autoritetet e Damaskut në pajtueshmëri me planin e Ligës Arabe duhet të lejojnë vëzhguesit të shkojnë në qytetin e Homsit këtë pasdite, atje ku dhuna është veçanërisht e përgjakshme”.

Një grup i parë i vëzhguesve të Ligës Arabe thuhet se ka arritur tashmë në Siri, por qeveria nuk e ka konfirmuar ende arritjen e tyre.
XS
SM
MD
LG