Ndërlidhjet

Pakistan: Sot shënohet 4 vjetori i vdekjes së Bhutos


Në Pakistan sot shënohet përvjetori i katërt i vdekjes së udhëheqses së opozitës, Benazir Bhuto.

Liderja e opozitës u vra me 27 dhjetor në vitin 2007, gjatë një sulmi me armë dhe bombë vetvrasëse pas garës së zgjedhjeve në qytetin Ravalpindi.

Burri i saj, presidenti i tanishëm i Pakistanit, Asif Ali Zardari, ndodhet në vendlindjen e Bhutos, ku ai pritet t’u drejtohet qindra punonjësve të partisë “Njerëzit e Pakistanit”.

Në një deklaratë, Zardari ka thënë se mënyra më e mirë për ta nderuar Bhuton është të mbrohet dhe të ruhet demokracia dhe institucionet demokratike në vend”.
XS
SM
MD
LG