Ndërlidhjet

Protestë izraelite kundër diskriminimit fetar


Mijëra izraelitë kanë marrë pjesë në një protestë kundër diskriminimit të femrave dhe kundër ekstremizmit fetar.

Protesta vjen pas tensioneve në rritje, pasi që një program televiziv shfaqi të premten një tetëvjeçare, mbi të cilën pështynë ultraortodoksët, pasi sipas tyre ajo nuk ishte veshur në mënyrën e duhur.

Incidenti është xhiruar në Beit Shemesh, në jugperëndim të Jerusalemit, ku banon një popullatë e madhe ultraortodokse.

Para protestës, presidenti izraelit Shimon Peres u kërkoi izraelitëve që të marrin pjesë në demonstratë.

Ai u bëri thirrje izraelitëve që të tregojnë solidaritet kundër diskriminimit.
XS
SM
MD
LG