Ndërlidhjet

Vriten 3 ushtarë të NATO-s


NATO tha se tre nga pjesëtarët e saj janë vrarë në Afganistanin lindor, si pasojë e shpërthimit të bombave të vëna në rrugë.

Aleanca tha në një deklaratë për media, se ata u vranë të martën, por nuk dha detaje tjera.

Viktimat e fundit çojnë në 23 numrin e të huajve, që janë vrarë në Afganistan vetëm në muajin dhjetor.

Në tërë vitin janë vrarë 539 vetë.

Vitin e kaluar patën vdekur më shumë se 700 trupa të huaj në Afganistan.
XS
SM
MD
LG