Ndërlidhjet

Moldavi: Tërhiqet nga gara kandidati i vetëm për president


Kandidati i vetëm për president në Moldavi thotë se ai është tërhequr nga zgjedhjet presidenciale të muajit të ardhshëm.

Kryetari i parlamentit dhe presidenti i përkohshëm, Marian Lupu tha se ai është tërhequr nga gara e 15 janarit, në mënyrë që të hapë mundësi të reja për zgjedhjen e një presidenti, si dhe të zgjidhë krizën politike në vend.

Moldavia nuk ka qenë në gjendje që ta zgjedhë një president që dy vjet, pasi që asnjë grup parlamentar nuk ka mundur të mbledhë 61 votat e nevojshme.
XS
SM
MD
LG