Ndërlidhjet

Nga sulmi turk, vdesin 35 civilë


Një zyrtar turk konfirmoi se 35 njerëzit e vrarë në sulmet ajrore të natës së mbrëmshme ishin civilë.

Zëdhënësi i partisë në pushtet, Husein Gjelik tha se viktimat “nuk ishin terroristë”, por individë që kontrabandonin mallra nga Iraku në Turqi.

Ai tha se zyrtarët po hetojnë në dështimet e mundshme të intelgjencës, që çuan në ndërmarrjen e sulmit.

Gjelik shprehu keqardhjen për vdekjet dhe bëri të ditur se qeveria do t’i kompensojë viktimat.

Më herët zyrtarët turq thanë se aeroplanët lufatrakë kishin goditur militantët në rajon kurd në pjesën juglindore të Turqisë, në kufi me Irakun.

Turqia në mënyrë të vazhdueshme kryen sulme ushtarake kundër pjesëtarëve të Partisë Popullore të Kurdistanit, e cila kërkon autonomi për kurdët.
XS
SM
MD
LG