Ndërlidhjet

Zbulohen 20 raste kanceri te gratë me implante silikoni


Njëzet raste të kancerit janë zbuluar në mesin e grave që kanë vënë implante silikoni për gjinjtë, të prodhuar nga kompania Poly Implant Prothese, e cila u akuzua se ka përdorur përmbajtje të dyshimtë.

Agjencia franceze e shëndetit AFSSAPS tha se nga 28 dhjetori ka regjistruar 15 raste të adenokarcinomës së gjirit, forma më e shpeshtë e kancerit të gjirit, tri të limfomës, një rast të kancerit të mushkërive dhe një rast të leukemisë te ato gra që kishin implante.

Megjithatë, agjencia ka theksuar se ende nuk është vërtetuar lidhja në mes të implanteve dhe rasteve të kancerit.
XS
SM
MD
LG