Ndërlidhjet

Pritet të takohen izraelitët dhe palestinezët


Izraelitët dhe palestinezët kanë bërë sot të ditur se negociatorët e tyre në bisedime do të marrin pjesë në një mbledhje të diplomatëve ndërkombëtarë në Jordani, këtë javë, duke u takuar për herë të parë në më shumë se një vit.

Zyrtarët theksuan se takimi nuk do të jetë një sesion zyrtar i negociatave. Megjithatë, një veprim i tillë mund të shënohet si një hap drejt rifillimit të bisedimeve të paqes, të cilat u ndërprenë në shtator të vitit 2010.

“Takimi i radhës është pjesë e përpjekjeve serioze dhe të vazhdueshme për të arritur një gjuhë të përbashkët, për të rifilluar negociatat e drejtpërdrejta”, ka thënë zëdhënësi i ministrit të jashtëm të Jordanit, Mohamed Kajed, njofton agjencia e lajmeve AP.

Ai tha se ministri i jashtëm, Naser Judeh, do ta organizojë takimin ndërmjet përfaqësuesve izraelitë dhe palestinezë, me ekipe nga Kuarteti ndërkombëtar i ndërmjetësuesve të Lindjes së Mesme.
XS
SM
MD
LG