Ndërlidhjet

Kinë: Policia përleshet me myslimanët


Janë regjistruar përleshje mes policisë dhe një grupi të madh të myslimanëve në Kinën veri-perëndimore kur autoritetet demoluan një xhami.

Incidenti ndodhi në qytetin e Heksit, në rajonin Ningxhia, para Vitit të Ri, kur qindra pjesëtarë të minoritetit mysliman u përpoqën që të ndalojnë një mijë policë nga rrëzimi i një xhamie, pasi që autoritetet e shpallën atë “vend ilegal fetar”.

Qendra Informative për të Drejtat e Njeriut dhe Demokracinë me seli në Hong Kong tha se të paktën 50 persona janë lënduar dhe më shumë se 500 janë arrestuar.

Raportohet se dy persona janë vrarë, por autoritetet kineze mohojnë të ketë vdekur dikush.
XS
SM
MD
LG