Ndërlidhjet

Irani do të mbajë stërvitje ushtarake


Ministri iranian i Mbrojtjes Ahmed Vahidi tha se Irani planifikon të mbajë stërvitje tjera ushtarake pas atyre 10 ditore që pat në Gjirin Persik, e të cilat ngritën tenisionet me SHBA-në.

Agjencia iraniane e lajmeve ISNA citoi Vahidin të ketë thënë se “manovrat e Gardës Iraniane Revolucionare do të mbahen së shpejti”.

Vahidi po ashtu tha se Irani “do të bëjë çdo gjë që të ruajë sigurinë në Ngushticën e Hormuzit”, një rrugë ndërkombëtare jetike për transportin e naftës, dhe se “prania e forcave të huaja përtej Gjirit nuk është e nevojshme dhe është e dëmshme”.

Komentet e Vahidit vijnë pasi që të martën, shefi i forcave të armatosura të Iranit, Ajatollah Salehi tha se Irani do të ndërmarrë veprime, po që se SHBA-të i rizbarkojnë aeroplanmbajtëset në Gji.

Shtëpia e Bardhë tha se paralajmërimet e Iranit tregojnë se ai është në një “pozitë të dobët” dhe tha se nuk do të ndryshojë planet e tij për zbarkimin e luftanijeve në atë rajon.
XS
SM
MD
LG