Ndërlidhjet

Takim slloveno-kroat për kontestin kufitar


Ministrat e jashtëm të Sllovenisë dhe Kroacisë do të takohen më 10 janar në Bruksel për të finalizuar ngritjen e një tribunali që do të zgjidhte kontestin disavjeçar për kufirin.

Ministria e Jashtme sllovene tha se takimi në mes të ministrit Zhbogar dhe homologes së tij kroate, Vesna Pushiq është propozuar të mbahet nga komisioneri i BE-së për zgjerim, Shtefan Fyle.

“Presim që në takim të przantohet lista (e kandidatëve të panelit të arbitrazhit) nga e cila do të zgjedhim presidentin dhe dy anëtarë”, ka thënë Pushiq në Zagreb.
XS
SM
MD
LG