Ndërlidhjet

Të burgosurit në Iran nuk po i ofrohet ndihma ligjore


Familja e iraniano-amerikanit të burgosur në Iran, nën akuzat për spiunazh, thotë se ai nuk ka një përfaqësim të duhur ligjor.

Familja e Amir Hekmatit bëri të ditur përmes një deklarate se avokati i tij i vetëm në Iran është një avokat i caktuar nga qeveria, të cilin Hekmati e kishte takuar vetëm në ditën e parë të gjykimit të tij.

Ata thonë se kanë bërë përpjekje që të punësojnë të paktën 10 avokatë në Teheran, por pa sukses.

28 vjeçari i akuzuar për spiunazh është një ish-përkthyes i ushtrisë amerikane.Ai ndodhet në një burg iranian që katër muaj. Prokurorët iranianë thonë se në kohën kur ai kishte ardhur në Iran, ai po punonte për CIA-n.
XS
SM
MD
LG