Ndërlidhjet

Turqia përforcon mbrojtjen


Qeveria turke do të porosisë dy avionë luftarakë, të prodhuar nga Shtetet e Bashkuara, si dhe dhjetë avionë mbikëqyrës të prodhuar nga vetë Turqia.

Ekzekutivi i Ankarasë tha se do të nisë bisedimet edhe për blerjen e 15 helikopterëve për forcën policore të vendit.

Njoftimi vjen pas takimit të industrisë së mbrojtjes, të kryesuar nga kryeministri Rexhep Taip Erdogan.

Avionët kanë gjasa të përdoren në luftën e Turqisë kundër rebelëve kurdë.

Këta të fundit kanë nisur një betejë guerile për më shumë autonomi në Turqi që nga viti 1984.
XS
SM
MD
LG