Ndërlidhjet

Të krishterët ortodoksë festojnë Krishtlindjet


Miliona ortodoksë të krishterë përreth globit po festojnë Krishtlindjet Ortodokse. Kjo festë është shënuar edhe nga besimtarët ortodoksë në Kosovë.

Ndërkohë në Moskë, presidenti rus, Dimitri Medvedev ishte në mesin e 5000 besimtarëve që morën pjesë në meshë, në Katedralen e Krishtit dhe Shpëtimtarit në Moskë, njoftojnë mediat ruse.

Në mesin e shumë vendeve, mesha është mbajtur edhe në Bethlehem në Bregun Perëndimor dhe në Aleksandri në Egjipt.
XS
SM
MD
LG