Ndërlidhjet

Izraeli premton reagim ndaj hakerit të kredit kartelave


Izraeli është betuar se do të reagojë ndaj hakerit që ka publikuar hollësitë e mijëra kredit kartelave të izraelitëve.

Zëvendës ministri i punëve të brendshme, Deni Ajalon tha se sulmet e tilla janë shkelje e sovranitetit, që mund të krahasohen me një operacion terrorist dhe paralajmëroi se Izraeli ka aftësinë për t’u kundërpërgjigjur.

Deklaratat e tij erdhën një ditë pasi një haker, i cili e ka identifikuar veten se ndodhet në Arabinë Saudite, tha se kishte lëshuar në Internet informata private të kredit kartelave të mijëra izraelitëve.

Agjencia e lajmeve Reuters raporton se kompanitë e kredit kartelave thonë se rreth 25 mijë numra të llogarive janë ekspozuar.
XS
SM
MD
LG