Ndërlidhjet

Iran: Janë arrestuar disa “spiunë” amerikanë


Ministri i inteligjencës i Iranit, Heydar Moslehi, thotë se shërbimet e fshehta të këtij vendi kanë arrestuar një numër të njerëzve të akuzuar se janë spiunë të Shteteve të Bashkuara dhe për përpjekje për shkatërrim të zgjedhjeve parlamentare në Iran, më 2 mars.

Ministri Moslehi tha se të dyshuarit, ishin në lidhje me kontaktet e tyre jashtë Irakut, nëpërmjet Internetit.

Ai nuk e ka dhënë numrin e njerëzve që janë arrestuar, e as që e ka zbuluar kombësinë e tyre dhe se ku janë arrestuar ata.

Raportohet se autoritetet e Iranit, periodikisht shpallin zënien ose ekzekutimin e spiunëve të dyshuar të Shteteve të Bashkuara ose të Izraelit, por zakonisht japin pak informata lidhur me rastet.
XS
SM
MD
LG