Ndërlidhjet

Çështja e emrit: Pritjet nga bisedimet me Greqinë


Flamuri i Maqedonisë dhe i Greqisë
Flamuri i Maqedonisë dhe i Greqisë

Kreu shtetëror i Maqedonisë në takimin koordinues të së dielës, para takimit të 16 janarit me delegacionin grek kushtuar gjetjes së një zgjidhjeje të pranueshme për çështjen e emrit, kumtoi se pret nga Greqia ta mbështesë integrimin Maqedonisë në NATO dhe BE, në përputhje me Marrëveshjen e Përkohshme e cila mori mbështetjen edhe nga Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

“Maqedonia në frymën e respektit të ndërsjellë, sërish bën thirrje për konstruktivitet në prag të raundit të ri të bisedimeve dhe shtrin dorën e miqësisë dhe fqinjësisë së mirë ndaj Greqisë”, thuhet në kumtesën e publikuar pas takimit të presidentit Gjorgje Ivanov me kryeministrin Nikolla Gruevski, zëvendëskryeministrin Musa Xhaferi, kryeparlamentarin Trajko Veljanovski si dhe shefin e diplomacisë Nikolla Poposki.

Bisedimet mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë, për dallimet rreth emrit kushtetues të vendit tonë, do të marrinë një dinamikë të re.
Bisedimet mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë, për dallimet rreth emrit kushtetues të vendit tonë, do të marrinë një dinamikë të re. Unë shpreh kënaqësinë nga koordinimet që janë bërë nga ana e kreut shtetëror dhe të faktorëve tjerë relevantë politikë në funksion të krijimit të raporteve të mirë fqinjësore si dhe të integrimit të vendit në NATO dhe BE”, u shpreh Ace Spasenovski nga partia në pushtet VMRO-DPMNE.

Por, nga opozita nuk kanë dashur të komentojnë takimin e kreut shtetëror, me arsyetimin se nuk ishin të informuar për mbajtjen e tij.

Ndërkohë, duke komentuar takimin e radhës mes Athinës dhe Shkupit, që vjen thuajse një vit e gjysmë pas ndërprerjes, ekspertët e çështjeve të integrimit janë të ndarë në qëndrime.

Dimitar Mirçev nga instituti Euro-Ballkan, thotë se pala maqedonase në këtë raund të bisedimeve hyn me qëndrimin tashmë të njohur, të cilin sipas tij, edhe më shumë e forcon vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, që mbështeti qëndrimin e palës maqedonase se Greqia është ajo e cila shkeli marrëveshjen e përkohshme që lejonte anëtarësimin e Maqedonisë në institucionet ndërkombëtare me referencën IRJM.

Nuk besoj se diçka ka ndryshuar në qëndrimet tona. Ato janë shumë të qarta, decide, jemi të hapur për negociata, do të pranonim zgjidhje konstruktive e kështu me radhë.
Nuk besoj se diçka ka ndryshuar në qëndrimet tona. Ato janë shumë të qarta, decide, jemi të hapur për negociata, do të pranonim zgjidhje konstruktive e kështu me radhë. Andaj tani mendoj se gjithçka varet nga ndërmjetësi Nimic. Nëse ai del me një, dy ose më shumë zgjidhje, nga të cilat të paktën njëra të jetë e afërt me qëndrimet tona, mendoj se do ta shtynte edhe më tej procesin drejt zgjidhjes përfundimtare të problemit”, thotë Mirçev.

Por, Ismet Ramani, nga këshilli euroatlantik, nuk pret se në këtë takim do të mund të ndodhë ndonjë përafrim i qëndrimeve mes palëve.

Zoti Ramadani thotë se periudha e deritanishme e negociatave po imponon nevojën e një zgjidhjeje në formë arbitrare, të inicuar nga bashkësia ndërkombëtare.

Unë mendoj se megjithatë, zgjidhja duhet të jetë më në fund në mënyrë arbitrare ashtu që edhe Greqia dhe Maqedonia apo të dy qeveritë të vendosen në një situatë sikur janë para një akti të kryer, ashtu siç do vendosë një komision arbitrar dhe definitivisht të zgjidhet ky problem”, deklaron Ramadani.

Takimi mes delegacioneve të Maqedonisë dhe Greqisë i inicuar nga i dërguari i OKB-së, për çështjen e emrit ndërmjet dy vendeve, Metju Nimic do të mbahen 16 janar në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
XS
SM
MD
LG