Ndërlidhjet

Dymbëdhjetë vjet burg për trafikimin e së miturës


Një trup i përzier gjykues, i kryesuar nga një gjykatës i EULEX-it, në Gjykatën e Qarkut në Prizren, ka nxjerrë vendimin për një rast të trafikimit të njerëzve, duke shpallur fajtorë dhe dënuar me gjithsejtë 12 vjet burg tetë persona nga Kosova.

Sipas komunikatës për media të lëshuar nga zyra e misionit evropian, bëhet fjalë për: Shqipron Gashin, Diamant Berishën, Enver Kryeziun, Samedin Berishën, Musli Kastratin, Izmir Isenin, Visar Mehmetin dhe një person tjetër që ndodhet ende në arrati.

Personat në fjalë akuzohen për trafikimin e një të miture nga Shqipëria.

"Vajza e mitur është detyruar që të punojë si valltare dhe të kryejë akte seksuale në lokacione të ndryshme në rajonin e Kamenicës dhe Prizrenit, gjatë periudhës nëntor 2010 dhe fillimi i vitit 2011. Gjatë kësaj kohe ajo provoi të ikte, por është kthyer me dhunë dhe është privuar nga liria", thuhet në kumtesën e EULEX-it.
XS
SM
MD
LG