Ndërlidhjet

Serbia dhe Maqedonia me marrëveshje të re


Nga mesnata, qytetarët e Serbisë dhe të Maqedonisë do të kenë mundësinë të kalojnë kufirin e tyre shtetëror vetëm me leje njoftimi.

"Ky është një tjetër kontribut për avancimin e marrëdhënieve tona dypalëshe, të cilat në fushën e punëve të brendshme, janë në nivel mjaft të lartë", ka thënë ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq.

Ai ka kujtuar qytetarët serbë se me karta identiteti mund të udhëtojnë edhe drejt Bosnjë e Hercegovinës dhe Malit të Zi, ndërsa "një marrëveshje e tillë i është ofruar edhe Kroacisë".
XS
SM
MD
LG