Ndërlidhjet

NYT: Mbreti i të gjithëve


28 Gusht 1968, Washington...
28 Gusht 1968, Washington...
"New York Times"

Amerika kujton Martin Luter Kingun si kampion kombëtar të të drejtave civile. Por, ai ishte edhe një ikonë ndërkombëtare dhe, si nga shumë ikona të tjera, trashëgimia e tij u përdor për një sërë qëllimesh që i lëvizën gjërat përtej ëndrrës së tij të famshme. “Unë kam një ëndërr” ishte fjalimi që vulosi famën e tij globale.

Qindra-mijëra njerëz marshuan në ditën e këtij fjalimi në Uashington, më 1962. Por, atë ditë, mijëra të tjerë marshuan edhe në Londër, në Tel Aviv dhe në Akra të Ganës.

Në Britani, mbështetja për marshin ishte tejet e madhe. Të shumtë kanë qenë ata përcillnin drejtpërdrejt “Fjalimin e Mbretit” me anë të satelitit të ri Telstar. Në Londër, demonstruesit marshonin para Ambasadës Amerikane me sloganin “Lufta juaj është lufta jonë”.

Kjo ishte më shumë se vetëm një shprehje e mbështetjes: atë verë, Pol Stefenson, një organizator i komunitetit me ngjyrë në Bristol, udhëhoqi bojkotin e autobusëve të qytetit.

Mbreti vizitoi Britaninë vitin që pasoi. Ai pranoi shumë ftesa nga jashtë vendit, për të përhapur mesazhin e tij. Dhe, predikimi i Mbretit në Katedralen e Shën Polit ishte lajm i faqeve të para në Shtetet e Bashkuara, ndërsa takimi i tij me aktivistët çoi në formimin e Fushatës kundër Diskriminimit Racor, një grup anti-diskriminues në Britani.

Liberalët britanikë e shihnin lëvizjen amerikane si mostër për zgjidhjen e problemeve të imigrantëve të Britanisë. Politikanët, në përpjekje për t’i shndërruar të drejtat civile në legjislacion, takuan Mbretin në Britani dhe udhëtuan në Shtetet e Bashkuara për të diskutuar nevojat.

Por, ndonëse Mbreti ka bërë përpjekje të përhapë mesazhin e tij, bota e ka ripaketuar atë për qëllime të tjera.

Qeveritë komuniste në Evropën Lindore e etiketuan atë si kampion të një “Amerike tjetër” – Amerikës që po nënshtrohej nga tirania kapitaliste. Në Itali, krishterimi e portretizoi si aktivist politik dhe injoroi faktin se ai ishte edhe një predikues protestant.

Dhe, në vendet me shumicë të bardhë, nga Zelanda e Re deri te Evropa Perëndimore, komentuesit lavdëronin rolin e Mbretit në trazirat “atje”, duke ndenjur rehat se problemet eventuale në vendet e tyre nuk do të ishin edhe aq të mëdha.

Politikanët konservatorë të Britanisë e kanë cilësuar Mbretin si model paqësor për emigrantët që kërcënonin të luftonin për të drejtat e tyre.

Sot, trashëgimia e Mbretit mbetet e thellë, por e kontestuar si kurrë më parë. Në Britani, shtatorja e tij qëndron në hyrje të kishës “Ëestminister Abbey”, ndërsa Lëvizja Amerikane për të Drejtat Civile është në mesin e pesë lëndëve kryesore historike në shkollat e mesme.

Por, historia e njerëzve me ngjyrë në Britani mbetet anash në shkolla dhe universitete. Kujtimi në Mbretin ndihmon për të menduar drejtësinë racore, por ai mund të përdoret edhe për ta harruar atë.

Të shpërfillësh Mbretin është ndoshta e pashmangshme jashtë vendit të tij, ku ai ka qenë mirë i njohur, por pak i kuptueshëm. Megjithatë, ai ka ende jehonë në Shtetet e Bashkuara.

Në përurimin e memorialit të Mbretit në Shëtitoren Kombëtare vjeshtën e kaluar, presidenti Obama ka përdoru madje mësimet e Mbretit për të sfiduar polarizimin e politikës: “Ai ka kërkuar nga ne që të qëndrojmë në këpucët e njerëzve të tjerë, për të parë me sytë e tyre, për të kuptuar dhimbjen e tyre”. (v.t.)
XS
SM
MD
LG