Ndërlidhjet

SHBA-ja mbështetë bisedimet paqësore me kryengritësit talibanë


I dërguari amerikan në Kabul, Mark Grosman tha sot se Uashingtoni i mbështetë negociatat për paqe me kryengritësit talibanë.

Pas arritjes në Kabul, përmes një deklarate, Grosman tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme që t’i ndihmojnë në çfarëdo mënyre procesit të pajtimit afgan, për të gjetur një përfundim paqësor të këtij konflikti.

Vizita e Grosman vjen disa javë pasi talibanët lajmëruan se e kanë në plan hapjen e një zyre politike në Katar, para fillimit të bisedimeve me Uashingtonin, me qëllim të përfundimit të konfliktit civil 10 vjeçar në Afganistan.
XS
SM
MD
LG