Ndërlidhjet

Liga Arabe sot vendosë rreth misionit në Siri


Ministrat e jashtëm të Ligës Arabe pritet të takohen sot në Kajro për të diskutuar rreth mundësisë së vazhdimit të misionit të Ligës në Siri.

Liga Arabe do të debatojë sot një raport të misionit një-mujor në Siri, për të vendosur më pas nëse do të vazhdohet, fuqizohet apo tërhiqet ky mision.

Raportohet se ministrat e Ligës Arabe do të mbështesin mbajtjen e 165 vëzhguesve në Siri, por me disa kompetenca më të mëdha.

Kritikët thonë se misioni ka dështuar për ta ndaluar dhunën në vend, që nga fillimi i kryengritjeve para rreth një viti, kundër sundimit të presidentit, Bashar Assad.

Ndërkohë, Këshilli Kombëtar Sirian dje ka kërkuar formalisht nga Liga Arabe që ta referojë çështjen e Sirisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG