Ndërlidhjet

Franca fajëson talibanët për vdekjen e ushtarëve francezë


Ministri i mbrojtes së Francës tha se vrasja e katër ushtarëve francezë në Afganistan javën e kaluar ishte bërë nga një anëtar i talibanëve, i cili ishte maskuar si pjesëtar i Ushtrisë Kombëtare Afgane.

Gerard Longet arriti dje në Kabul për bisedime me zyrtarët më të lartë afganë, në një kohë kur Parisi po paralajmëron se mund ta përshpejtojë tërheqjen e trupave, pas vrasjes së katër ushtarëve francezë.

Gjatë vizitës së tij, Longet pritet që ta vlerësojë nivelin e sigurisë në Afganistan, si dhe rreziqet me të cilat ballafaqohet misioni francez atje.

Raporti i tij do të jetë vendimtar nëse Franca vendosë t’i tërheqë trupat e saj nga Afganistani para vitit 2014, datë kjo e paralajmëruar paraprakisht nga Parisi për tërheqjen përfundimtare të trupave franceze nga Afganistani.
XS
SM
MD
LG