Ndërlidhjet

Videoja e talibanëve tregon ekzekutimin e ushtarëve pakistanezë


Militantët talibanë kanë lëshuar një video që tregon ekzekutimin e 15 ushtarëve pakistanezë, trupat e të cilëve u gjetën më herët këtë muaj në veriperëndim të Pakistanit.

Grupi Tehrik-e-Taliban e ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e ushtarëve.

15 anëtarët e xhandarmërisë kufitare të Pakistanit ishin kidnapuar muajin e kaluar, pas bastisjes së një pike kontrolli në qytetin veriperëndimor të Tankut.

Kjo video e lëshuar sot, që zgjatë dy minuta e gjysëm, tregon ushtarët, që i kanë sytë e mbuluar, të ulur në tre rreshta në një mal, me duar të lidhura prapa shpinës dhe të rrethuar nga dy persona të maskuar.

Një komandant taliban i pa-identifikuar shihet në video dhe thotë se grupi po merrte hakmarrje për vrasjen e 12 luftëtarëve talibanë në distriktin Kiber të Pakistanit.

Më pas shihen ai dhe ushtarët e tjerë duke i vrarë ushtarët pakistanezë.

Ndërkohë, zyrtarët e Pakistanit thonë se ushtarët janë vrarë në Shava, një qytetet i vogël në Vaziristanin Verior, në afërsi të kufirit afgan.
XS
SM
MD
LG