Ndërlidhjet

Serbia fiton kandidaturën “nëse përmbush kushtet”


Serbia mund të fitojë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian nëse i përmbush kushtet me kohë, ka thënë komisionari evropian për zgjerim, Shtefan Fyle. Ky i fundit sot është takuar me shefin e diplomacisë serbe, Vuk Jeremiq, në Bruksel.

“Kam pranuar përkushtimin e udhëheqësisë serbe për integrimet evropiane. Kam theksuar se Bashkimi Evropian pret një qasje më aktive në vazhdimin e dialogut me Prishtinën, e sidomos në fushën e përfaqësimit rajonal”, ka thënë Fyle.

Sipas tij, "nëse përparimi ndodh me kohën, Këshilli Evropian, në sesionin e ardhshëm, do të konfirmojë vendimin për dhënien e statusit të kandidatit evropian Serbisë".

Në dhjetorin e kaluar, BE-ja ka shtyrë vendimin për Serbinë, duke i kërkuar si kusht normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Dje, ministrat e jashtëm evropianë kanë ritheksuar se Kosova dhe Serbia duhet të vazhdojnë dialogun, të implementojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash si dhe të punojnë edhe për marrëveshje të reja.
XS
SM
MD
LG