Ndërlidhjet

Afganistan: Nga bora e madhe – 46 vetë humbën jetën


Zyrtarët në Afganistan thonë se nga bora e madhe dhe orteqet, në verilindjen e largët të këtij vendi, kanë humbur jetën së paku 46 vetë, gjatë shtatë ditëve të fundit.

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, ka shpallur gjendje emergjente në provincat malore të Badakshanit dhe ka premtuar krijimin e një fondi për ndihma në vlerë prej 160 mijë dollarësh.

Raportohet se terreni malor dhe i vështirë gjatë dimrit, shkakton orteqe, që paraqesin rrezik të vazhdueshëm.

Vitin e kaluar, së paku 171 njerëz patën humbur jetën nga një ortek bore në rajonin malor, që gjendet ndërmjet kryeqytetit Kabul dhe pjesës veriore të Afganistanit.
XS
SM
MD
LG