Ndërlidhjet

Rikthimi i Amerikës


Barak Obama, 24 janar 2012
Barak Obama, 24 janar 2012

Në fjalimin e tij vjetor në sesionin e përbashkët të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, presidenti Barak Obama, e ka paraqitur planin për korrektësi më të madhe ekonomike dhe hapjen e më tepër vendeve të reja të punës.

Ai po ashtu, gjatë fjalimit drejtuar vendit, mbrëmë vonë në Uashington, ka theksuar të arriturat e politikës së jashtme të tij, gjatë vitit të kaluar, duke shpallur se “Amerika është kthyer”.

Presidenti amerikan, Barak Obama, e ka paraqitur –planin e tij për të ndihmuar balancën në pabarazinë ekonomike amerikane ndërmjet të pasurve, klasës së mesme, dhe të varfërve, me kodin e reformuar të taksave dhe me politikat e tjera, që synojnë për t’i ndihmuar njerëzit për ta përmirësuar jetën e tyre.

Në fjalimin e tij vjetor në sesionin e përbashkët të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Obama i tha audiencës milionëshe vendëse televizive se “çështje definuese e kohës tonë” është nëse “premtimi bazik amerikan” është ende i mundshëm për të gjithë: me punë të rëndë, është e mundshme të mbahet familja, të ketë shtëpi në pronësi, të shkolloj fëmijët dhe të kursehet mjaft për pension.

Ne ose mund të ndërtojmë një vend ku një numër më i vogël i njerëzve e kanë realisht mirë, derisa një numër në rritje i amerikanëve mezi ia del. Ose ne mund ta ripërtërijmë ekonominë, ku secili e ka një pjesë korrekte, secili sillet sipas rregullave të njëjta”, tha presidenti Barak Obama.

Ky fjalim i dha Obamës atë që sigurisht do të jetë audienca më e madhe para se amerikanët në muajin nëntor, të dalin në zgjedhjet presidenciale, dhe ishte një rast për presidentin për të marrë kredi për arritjet dhe për të shpjeguar vizionin e tij për të ardhmen.

Gjendja e vendit tonë po bëhet më e fuqishme”, tha Obama.

Duke deklaruar se “Amerikan është kthyer”, si lojtar i fuqishëm në skenën botërore, Obama tha se ata që sugjerojnë se vendi është në rënie ose se ndikimi i SHBA-ve është zbehur, “nuk e dinë se për çka po flasin”.

Nga koalicionet që ne i ndërtuam për t’i siguruar materialet atomike, deri te misionet që ne i udhëhoqëm kundër urisë dhe sëmundjes; nga goditjet që u dhamë armiqve tanë; nga fuqia e jonë e qëndrueshme e shembullit moral; Amerika është kthyer”, u shpreh Obama.

Sipas tij, “opinionet për Amerikën, janë më të larta se ato që ishin me vite”.

Ai mëtutje i ka përmendur shkurtimisht disa arritje të tij në politikën e jashtme vitin e kaluar, duke e theksuar atë kryesoren: për të parën herë në nëntë vite, tha ai, Amerikanët nuk luftojnë në Irak.

Për të parën herë në dy dekada, Osama bin Laden nuk është kërcënim për Amerikën. Shumica e udhëheqësve të lartë të al-Kaidës janë mundur, momenti i talibanëve është thyer, dhe disa trupa në Afganistan, kanë filluar të kthehen në shtëpi”, tha Barak Obama.

Nga ky pozicion i fuqisë, ne kemi filluar ta ulim luftën në Afganistan. 10 mijë trupa tona kanë ardhur në shtëpi. 23 mijë të tjerë do të largohen në fund të kësaj vere. Ky tranzicion tek udhëheqja afgane do të vazhdoj dhe ne krijuam një partneritet të qëndrueshëm me Afganistanin, në mënyrë që kurrë më të mos jetë burim i sulmeve kundër Amerikës”, theksoi Obama.

Në Shtetet e Bashkuara, nga ana tjetër, amerikanët kanë dhënë komente të përziera për tri vite e gjysmë të presidencës së Obamës dhe nota të varfëra për menaxhimin e ekonomisë së ngadalshme. Gjatë viteve të kaluara, papunësia ka mbetur afro 9% dhe miliona amerikanë i kanë humbur shtëpitë e tyre për shkak të borxheve. (f. b.)



Fjalimi vjetor i presidentit amerikan
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:02:29 0:00

XS
SM
MD
LG