Ndërlidhjet

Kameron do "masa të guximshme" për dalje nga kriza


Kryeministri britanik, Dejvid Kameron, tha se udhëheqësit e Bashkimit Evropian duhet të ndërmarrin “masa të guximshme” nëse duan që Evropa t’i tejkalojë problemet ekonomike.

Kameron u tha delegatëve në Forumin Botëror të Ekonomisë në Davos, se liderët evropianë duhet të dëshmojnë “udhëheqësi” më të mirë.

“Ngatërresat këtu-atje nuk do t’i zgjidhin probleme”, ka theksuar Kameron, për të shtuar se “do të ishte çmenduri për Evropën nëse fut taksën mbi transaksionet financiare”.

Kameron ishte folës kryesor në ditën e dytë të konferencës vjetore, e cila po ndiqet nga më shumë se 2,600 delegatë, përfshirë udhëheqës botërorë politikë dhe drejtues të bizneseve.

Kriza e borxheve në Eurozonë dhe ndikimi i saj global dominojnë diskutimet e sivjetme në Davos të Zvicrës.
XS
SM
MD
LG