Ndërlidhjet

Kinë: Janë liruar 25 punëtorët e rrëmbyer në Egjipt


Agjencia kineze e lajmeve, Hsinhua, ka raportuar se 25 punëtorët kinezë të rrëmbyer nga beduinët në Egjipt, janë liruar.

Ambasada e Kinës në Kajro ka raportuar për lirimin e punëtorëve, duke thënë se ata të gjithë ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

Të 25 teknikët dhe inxhinierët kinezë ishin në punë në një fabrikë të çimentos në Sinajin qendror, kur ata dje ishin rrëmbyer nga beduinët lokalë.

Ky incident ndodhi në periudhën kur 29 punëtorë kinezë të rrugëve mbeten të zënë nga kryengritësit në Sudan.
XS
SM
MD
LG