Ndërlidhjet

Jep dorëheqje sekretari britanik i Energjisë


Sekretari britanik i Energjisë, Kris Huhn ka njoftuar se do të japë dorëheqje pasi që i është thënë se do të përballet me akuza penale mbi pretendimet se gruaja e tij ka marrë përsipër fajin për shkeljet për vozitje të shpejtë në trafik, që i kishte bërë ai.

Huhn tha përmes një deklarate se ai ishte i pafajshëm dhe se vendimi për ta akuzuar ishte “thellësisht për keqardhje”.

Shkelja e pretenduar ka ndodhur në vitin 2003 dhe që nga atëherë Huhn dhe gruaja e tij janë ndarë. Huhn dhe ish gruaja e tij pritet të paraqiten në gjykatë më 16 shkurt.
XS
SM
MD
LG