Ndërlidhjet

Afganistan: Nga sulmi vetëvrasës – 7 të vrarë


Ministria e brendshme e Afganistanit thotë se shtatë vetë janë vrarë dhe nëntë të tjerë janë plagosur nga një sulm i sotëm vetëvrasës me makinë – bombë, në qytetin jugor, Kandahar.

Sulmi ndodhi në një hapësirë për parkim të selisë së policisë së Kandaharit, në mesditë sipas kohës lokale.

Ministria mëtutje njoftoi se u vranë tre policë dhe katër civilë. Në këtë mënyrë u përgënjeshtrua informacioni i mëhershëm për vrasjen e gjashtë policëve.

Nga ky sulm, janë shkatërruar katër vetura të policisë dhe janë dëmtuar disa ndërtesa.
XS
SM
MD
LG