Ndërlidhjet

Zvicra dhe Serbia kryesojnë OSBE-në


Logo e OSBE-së
Logo e OSBE-së
Pesëdhjetegjashtë vendet anëtare të OSBE-së kanë vendosur që Zvicra dhe Serbia të mbajnë kryesimin e organizatës në vitin 2014, përkatësisht 2015.

Kryesuesi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, irlandezi Eamon Gilmo, e ka mirëpritur vendimin.

Ai tha se vendimi për dy vjetët e ardhshëm “do të lejojë planifikime afatgjate” për të mirën e organizatës.

Vendimi për të zgjedhur dy vende është marrë në të ashtuquajturën “procedurë të heshtjes”, e cila përfundoi të premten pa kudnërshtimin e asnjë shteti anëtar.

Në vitin 2013, organizata do të kryesohet nga Ukraina.
XS
SM
MD
LG