Ndërlidhjet

Ndërpritet mësimi edhe për një javë në shkollat e Kosovës


Prishtinë
Prishtinë
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), ka marrë vendim që të ndërpritet mësimi në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Republikës së Kosovës edhe për një javë, pra deri të hënën, më 20 shkurt 2012, thuhet në një njoftim të kësaj ministrie.

"Vendimi është marrë për shkak të motit që po mbretëron kohët e fundit në vendin tonë, temperaturave të ulëta dhe reshjeve të vazhdueshme të borës, që kanë vështirësuar lëvizjen e qytetarëve, e në disa raste e kanë bërë edhe të pamundur", thuhet në njoftim, në të cilin është bërë e ditur se është marrë parasysh edhe kërkesa e Drejtorive Komunale të Arsimit, por edhe e vetë prindërve, të cilët përveq vështirësive në lëvizje në zonat më të thella, kanë shprehur shqetësimin e tyre edhe për trotuaret që janë shumë të pasigurta për lëvizjen e nxënësve.

"Mësimi rifillon të hënën më 20 shkurt 2012 dhe MAShT garanton të gjithë prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit e Kosovës se asnjë ditë e mësimit nuk do të mbetet pa u kompenzuar", thuhet në komunikatë.
XS
SM
MD
LG