Ndërlidhjet

Kosovë: U varrosën viktimat e ortekut në Restelicë


Pjesëtarët e FSK-së në kërkim të personit të fundit, që mendohet se është i bllokuar nga orteku i borës, që e goditi Restelicën
Pjesëtarët e FSK-së në kërkim të personit të fundit, që mendohet se është i bllokuar nga orteku i borës, që e goditi Restelicën
Në fshatin Restelicë të Komunës së Dragashit, sot pasdite janë varrosur nëntë personat e familjes Reka, që humbën jetën nga orteku i borës.

Në shenjë nderimi ndaj viktimave, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ditën e sotme e ka shpallur Ditë Zie.

Raportohet se në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë zyrtarë të lartë të Kosovës dhe udhëheqës komunalë.

Nga ana tjetër, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës edhe sot kanë gjurmuar për personin e fundit, i cili mendohet se është zënë nga orteku i madh i borës, që e goditi fshatin Restelicë.
XS
SM
MD
LG