Ndërlidhjet

Thirrje për heqjen e imunitetit të presidentit gjerman


Kristian Vulf, president i Gjermanisë
Kristian Vulf, president i Gjermanisë
Një prokuror publik i Hanoverit të Gjermanisë ka kërkuar nga parlamenti që t’ia heqë imunitetin presidentit gjerman, i cili është goditur nga një seri e skandaleve korruptive në muajt e fundit.

Presidenti Kristian Vulf ka qenë nën presion që nga dhjetori për të dhënë shpjegime në lidhje me një kredi private, të cilën e ka marrë nga një mik i pasur i gruas në kohën sa ishte kryeministër i shtetit të Saksonisë së Ulët.

Dhoma e Ulët e Bundestagut tash duhet të vendosë nëse duhet të zhvillohen procedurat kriminale kundër Vulfit.
XS
SM
MD
LG