Ndërlidhjet

Jemen, hidhet në erë vendvotimi


Pamje nga protestat anti-qeveritare në Jemen.
Pamje nga protestat anti-qeveritare në Jemen.
Një shpërthim ka ndodhur në Aden të Jemenit duke shkatërruar të paktën një vendvotim. Burimet zyrtare nuk raportojnë për të vrarë apo të lënduar.

Sulmi vjen një ditë para se shteti i Gjirit Arab të mbajë zgjedhjet për zëvendëspresidentin e vendit që do të vihej në krye të shtetit.

Zgjedhjet presidenciale të së martës janë elementi kryesor i marrëveshjes për transferim të pushtetit ndërmjet presidentit në largim, Ali Abdullah Saleh, dhe opozitës.

Një vit i protestave, të cilat disa herë kanë rezultuar me viktima, ka detyruar Salehun të largohet pas 33 vjetësh në pushtet.

Disa fraksione kanë bërë thirrje të bojkotohen zgjedhjet presidenciale, të cilat kanë vetëm një kandidat – Abed Rabo Hadin, zëvendësin e Salehut.
XS
SM
MD
LG