Ndërlidhjet

SHBA - 50 vjet nga fluturimi i parë në orbitë


Ilustrim
Ilustrim
Shtetet e Bashkuara sot shënojnë 50-vjetorin e fluturimit të parë amerikan në orbitë.

Më 20 shkurt të vitit 1962, astronauti Xhon Gllen është nisur prej bazës Kejp Kanaverall me sondën Atlas në orbitën rreth Tokës.

Fluturimi i tij u bë pothuajse një vit pas fluturimit të astronautit sovjetik, Juri Gagarin, që ishte misioni i parë me njerëz drejt gjithësisë.

Gllen ka fluturuar sërish në hapësirë në vitin 1998, atëherë kur kishte 77 vjeç, duke u bërë personi më i vjetër në botë që fluturon drejt orbitës.
XS
SM
MD
LG