Ndërlidhjet

Atifete Jahjaga e ngushëlloi Bamir Topin


Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e ka ngushëlluar presidentin e Shqipërisë, Bamir Topi, me rastin e vrasjes së një ushtari të Shqipërisë në misionin paqeruajtës në Afganistan, ka njoftuar presidenca e Kosovës.

“Me dhimbje të thellë e morëm lajmin se në Afganistan ra heroikisht kapiteni Feti Vogli”, thuhet në telegramin e zonjës Jahjaga, e cila ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta të saj, të institucioneve dhe të popullit të Kosovës.

Presidentja e Kosovës, poashtu, ka uruar që ushtari i plagosur shqiptar në Afganistan, Aleksandër Peçi, të shërohet sa më shpejt.

Ngushëllime kanë dërguar edhe zyrtarët e tjerë të lartë të Kosovës dhe përfaqësues të partive politike.
XS
SM
MD
LG