Ndërlidhjet

Thaçi: Marrëveshja sjell integrimet


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dalë në një konferencë të jashtëzakonshme për media, pas arritjes së marrëveshjes për bashkëpunimin rajonal ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai e ka cilësuar marrëveshjen e sotme si jashtëzakonisht të rëndësishme për vendin.

“Marrëveshja e Rambujesë i solli Kosovës lirinë, marrëveshja për Planin Ahtisari i solli pavarësinë, marrëveshja e sotme i sjell Kosovës integrimet evropiane”, ka thënë Thaçi.

Ai ka pranuar se “formula në fusnotë nuk është ideale, për është më e pranueshmja për momentin politik, në të cilin po kalon Kosova”.

“Kjo është formulë e përkohshme”, ka thënë Thaçi.

Sipas tij, marrëveshja e arritur sot në Bruksel ka larguar përfundimisht UNMIK-un nga tavolina e përfaqësimit me Kosovën.

Kreu i ekzekutivit është zotuar se do të punojë për integrimin sa më të shpejtë të Kosovës në NATO dhe në BE, duke thënë se një gjë e tillë është vizion i të gjithë qytetarëve të Kosovës.
XS
SM
MD
LG