Ndërlidhjet

Euleks: Barrikadat në veri – ende problem


EU -- Irina Gudeljevic, EULEX Spokesperson, undated
EU -- Irina Gudeljevic, EULEX Spokesperson, undated
Vendkalimet kufitare në Bërnjak dhe Jarinje janë hapur për trafik, por Euleksi edhe mëtutje nuk ka liri të plotë të lëvizjes në pjesën veriore të Kosovës, tha sot zëdhënësja e misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Irina Gudeleviq.

Në bisedë me gazetarët e redaksive të Beogradit, të cilët sot e kanë vizituar pikëkalimin Bërnjak, Gudeleviq tha se “barrikadat janë ende problem” dhe shtoi se “në vendkalimet Bërnjak dhe Jarinje janë doganierët dhe policët e Euleksit, të cilët kanë pushtet ekzekutiv, ndërsa të pranishëm janë edhe doganierët dhe policia e Kosovës”, raporton Beta.
XS
SM
MD
LG