Ndërlidhjet

Përgjimi, këngëtarja merr rreth 1 milionë dollarë


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Këngëtarja Sharlotë Çërç dhe prindërit e saj janë pajtuar që të marrin një dëmshpërblin prej 951 mijë dollarësh nga kompania e Rupert Mërdokut.

Këngëtarja 26 vjeçare nga Uellsi ishte e pranishme në Gjykatën e Lartë të Londrës të hënën, për të lexuar një deklaratë e cila zgjidh pretendimet e saj se gazetarët e tashmë të shuarës, "News of the World" kishin përgjuar mesazhet me zë në familjen e saj si pjesë e 33 shkrimeve që e përfshinin atë.

Avokatët e këngëtares dhe të familjes së saj, Xhejms dhe Maria, konfirmuan kushtet e marrëveshjes me News Group Newspapers, që botonte edhe “News of the World."

Pronari Rupert Mërdok, e mbylli tabloidin 168 vjeçar në korrik të vitit të kaluar në mes të zemërimit publik në rritje për shkak të praktikës së përgjimit.
XS
SM
MD
LG