Ndërlidhjet

Kliçko mbron titullin me nokaut


Vlladimir Kliçko
Vlladimir Kliçko
Boksieri ukrainas Vlladimir Kliçko ka mbrojtur titujt në kategoritë e rënda IBF, IBO, WBO dhe WBA duke nokautuar kundërshtarin Zhan Mark Mormek të Francës, që në raundin e katërt, në ndeshjen që u zhvillua të shtunën.

Kliçko me këtë shënoi nokautin e 50-të në ndeshjet e tij, si dhe fitoren e 60-të në karrierë.

Pas ndeshjes, Kliçko, që tani jeton dhe trajnohet në Gjermani, tha se është “i kënaqur”.
XS
SM
MD
LG