Ndërlidhjet

Forbes: Njerëzit më të pasur në botë


Ilustrim
Ilustrim

Revista “Forbes” ka publikuar listën vjetore të 100 njerëzve më të pasur në botë.


Dhjetë njerëzit më të pasur në botë


1
.Tajkuni meksikan i telekomit, Karlos Slim Helu ka pozicionin numër një për të tretin vit radhazi. Pasuria e Slimsit ka një vlerë prej 69 miliardë dollarësh.

2. Themeluesit i Microsoft-it, Bill Gejts me 61 miliardë dollarë.

3. Uorren Bafet, manjati i patundshmërive, i cili vlerësohet t’i ketë 44 miliardë dollarë.

4. Bernard Arnault, manjati francez që është i njohur si kryetari dhe shefi ekzekutiv i grupit luksoz LVMH. Pasuria e tij është 41 miliardë dollarë.

5. Amansio Ortega, spanjoll, është një sipërmarrës i modës. Pasuria e tij është 37.5 miliardë dollarë.

6. Lerri Ellisonis është bashkëthemeluesi dhe zyrtari kryesor ekzekutiv i Oracle Corporation, një nga kompanitë kryesore të softuerit. Pasuria e tij është 36 miliardë.

7. Eike Batista është një manjat brazilian, dhe pronar dhe kryetar i Grupit konglomerat brazilian EBX. Ai ka 30 miliardë dollarë.

8. Shtefan Person është kryetari dhe aksioneri kryesor në kompaninë e modes Hennes and Mauritz (H & M), e cila u themelua nga i ati i tij Erling Person. Pasuria e tij është 26 miliardë.

9. Li Ka-shing është biznesmen nga Hong Kongu. Ai ka 25.5 miliardë dollarë.

10. Karl Hans Albreht është një sipërmarrës gjerman që themeloi supermarketin zingjiror Aldi, me vëllaun e tij Teo.(g.k.)
XS
SM
MD
LG